365bet籭

Sport

Real Madridi transferon Trent Alexander-Arnoldin nga Liverpooli

Klubi spanjoll i futbollit do të paguajë një tarifë transferimi prej 10 milionë eurosh për të siguruar mbrojtësin e krahut të djathtë 26-vjeçar, kontrata e të cilit me Liverpoolin do të skadojë këtë verë

Halis Sünnetci  | 30.05.2025 - Përdıtësım : 30.05.2025
Real Madridi transferon Trent Alexander-Arnoldin nga Liverpooli

Stamboll

Real Madrid njoftoi sot se ka arritur një marrëveshje me Liverpoolin për të nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me futbollistin mbrojtës Trent Alexander-Arnold, transmeton Anadolu.

Klubi spanjoll i futbollit do të paguajë një tarifë transferimi prej 10 milionë eurosh për të siguruar mbrojtësin e krahut të djathtë 26-vjeçar, kontrata e të cilit me Liverpoolin do të skadojë këtë verë.

Ai do t'i bashkohet zyrtarisht Madridit më 1 qershor, përpara Kupës së Botës për Klube të FIFA-s, e cila fillon më 14 qershor në Shtetet e Bashkuara.

Alexander-Arnold konfirmoi më parë këtë muaj se do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit pas 20 vitesh me klubin.

"Ky klub ka qenë e gjithë jeta ime - e gjithë bota ime - për 20 vjet. Por, nuk kam njohur kurrë asgjë tjetër, dhe ky vendim ka të bëjë me përjetimin e një sfide të re, nxjerrjen e vetes nga zona ime e rehatisë dhe shtyrjen e vetes si profesionalisht, ashtu edhe personalisht", shpjegoi ai vendimin e tij për t'u larguar nga skuadra angleze.

Duke bërë 354 paraqitje dhe duke shënuar 23 gola së bashku me 86 asistime për "Të Kuqtë", Alexander-Arnold fitoi dy tituj të Premierligës, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, Superkupën UEFA-s, Kupën FA dhe dy Kupa të Ligës që nga debutimi i tij në vitin 2016.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın